Në lidhje me

Projekti: “Përmirësimi i prodhimit të vajit të ullirit përmes përdorimit të teknologjisë inovative TIK” me akronimin “e-OLIVE” është zbatuar në kuadër të Programit Ndërkufitar IPA Greqi-Shqipëri 2007-2013.

Akset prioritare: 1. Përmirësimi i zhvillimit ekonomik ndërkufitar.

Përmasa:  1.1. Promovimi i sipërmarrjes

Përshkrim i shkurtër:

Projekti ka për qëllim zhvillimin e një metode holistike dhe të integruar në lidhje me menaxhimin e një prodhimi efikas të vajit të ullirit bazuar në mjetet e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit. Prodhimi i vajit të ullirit dhe rrjeti i furnizimit është bërë më pak konkurrues në Greqi dhe Shqipëri për shkak të përdorimit të praktikave të vjetra, të dala jashtë përdorimit si në ullishtat, ashtu edhe në tregun e produkteve të ullirit. Sfida më e rëndësishme për këtë projekt ka qenë të sjellurit së bashku të shkencëtarëve të disiplinave të ndryshme me fermerët dhe prodhuesit e vajit të ullirit, në mënyrë që të paraqesin efektivisht përmes mjeteve të informacionit dhe komunikimit inovativ, jo vetëm çështjen e prodhimit, por edhe të rrjetit të furnizimit të vajit të ullirit, në një formë të atillë që palët në të dyja anët kufitare, në Greqi dhe Shqipëri, të përmirësojnë konkurrencën e tyre. Në fund projekti do të përvetësojë një qasje ndërkufitare që promovon ndër-fekondimin e përvojave në prodhimin, praktikat e rrjetit të furnizimit dhe sfidat e të dyja rajoneve pjesëmarrëse.

Projekti do të zhvillojë një komplet të mjeteve, praktikave dhe udhëzimeve të TIK-ut që mund të alikohen më gjerësisht në rajonin mesdhetar, duke rritur kështu prodhimin e vajit të ullirit dhe produkteve me bazë ulliri. Në veçanti projekti ka vendosur këto objektiva kryesorë: a) Prezantimin e mjeteve të TIK-ut në procesin e hartëzimit dhe modelimit të zhvillimit të ullishtave b) Prezantimin e mjeteve të TIK-ut në procesin e monitorimit dhe parandalimit të sëmundjeve të ullirit si dhe shpërthimit të insekteve të dëmshme, p.sh. zbatimi i kompletit mbështetës të mjeteve bazë të TIK-ut që përcakton dhe monitoron saktësisht rreziqet  c) Prezantimin e mjeteve të TIK-ut për të përmirësuar dukshmërinë e prodhuesve të vajit të ullirit prej të dyja palëve përfshirëse në projekt, duke sajuar mekanizma për një monitorim më të mirë të çmimeve të prodhimeve dhe kanaleve të tregut.

 

Platformat e lëvizshme të kudogjendura në ditët e sotme, të tilla si: celularët smart, tabletat, etj ofrojnë mundësi unike për shpërndarjen e informacioneve të rëndësishme mbi rrezikun e prodhimit si: sëmundjet e ullirit dhe/ose shpërthimet e insekteve dëmtues, ashtu si edhe shërbejnë si rrjete shoqërore për përmirësimin e dukshmërisë së prodhimeve. Në fund, rezultatet e projektit do të përmblidhen në: a) dizenjimin dhe zbatimin e hartave informative GIS dhe bazës së të dhënave për të hartëzuar saktësisht informacionin mjedisor të ullishtave b) dizenimin dhe zbatimin e pajisjeve të lëvizshme si celularë në raportimin e rreziqeve të prodhimit c) gradimin e një programi inovativ të zhvilluar nga partneri lider në një projekt të mëparshëm europian dhe demonstrimin pilot të praktikave më të mira mbi spërkatjen efikase të ullishtave d) studimin mbi praktikat e mbrojtjes mjedisore, specifikisht në lidhje me menaxhimin e mbetjeve e) studimin mbi masat përdoruese për rrjetin e furnizimit në termat e zhvillimit të prodhimit të ri, praktikave më të mira të marketingut dhe përshtatjes me standartet f) zhvillimin e një portali një – ndalesë – blerje (onë-stop-shop) në mënyrë që të shpërndahet njohuria e fituar gjatë zhvillimit të projektit, por edhe më gjerësisht përmes përhapjes së rezultateve shkencore të projektit.